22 njerëz kanë humbur jetën në një aksident në Egjipt. Sipas gazetës shtetërore Al-Ahram, autobusi që mbante punëtorë të një fabrike u përplas me një kamion dhe më pas u përmbys në autostradë të shtunën në Port Said, në Egjipt.
“Aksidentet vdekjeprurëse rrugore ndodhin çdo ditë në Egjipt për shkak të sigurisë së dobët në rrugë, infrastrukturës së mirëmbajtur keq dhe moszbatimit të rregullave të trafikut”– njoftoi Al-Ahram, citon CNN.
Aksidentet rrugore në Egjipt kanë qenë në rritje gjatë vitit të kaluar, sipas një raporti të fundit të Agjencisë Qendrore për Mobilizimin Publik dhe Statistikat.
“Aksidentet rrugore në gjysmën e parë të vitit 2019 lanë 1.567 të vdekur dhe 6.046 të lënduar, dhe dëmtuan 8.335 automjete”– thuhet në raport.