Vendosni fjalën kyçe....

Avioni në Luiziana rrëzohet pranë një supermarketi, 5 të vdekur


Pesë persona kanë humbur jetën pasi një avion u rrëzua pranë një supermarketi të Walmart në Luiziana.

BBC shkruan se një person që ndodhej në bord ka mbijetuar. Kur u rrëzua avioni goditi një makinë, duke plagosur shoferin. Edhe dy personatë tjerë që ndodheshin në tokë u lënduan gjithashtu.

Avioni po dilte nga aeroporti kur u rrëzua menjëherë pas orës 9:00. Për shkak të përplasjes shpërthyen dhe dritaret e një zyre postare aty pranë.

Njëri prej viktimave është identifikuar si reporterja sportive, Carley Ann Mccord. Burri i saj konfirmoi lajmin e hidhur për ‘Associated Press’.

Punonjësit dhe klientët në supermarket u evakuuan.

Kevin Jackson, i cili një banor i zonës tha për KLFY News: “Unë isha pikërisht jashtë para përplasjes. Vura re një avion që po fluturonte shumë poshtë dhe po nxirrte tym. Më tronditi rimorkion. E dija se diçka ishte e keqe. Shkova në shtëpinë time dhe gjithçka që dëgjova ishte ky shpërthim masiv”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *