Të paktën pesë persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë në një aksident ajror në shtetin amerikan të Luizianës, njoftuan mediat.
Avioni me dy motorë u rrëzua në parkingun e një zyre postare në Lafayette pasi u ngrit nga aeroporti Lafayette që ndodhet 1.6 kilometra larg. Gjashtë pasagjerë, përfshirë ekuipazhin me tre anëtarë, ishin në aeroplan, sipas raportimeve.
Avioni goditi një linje elektrike ndërsa përpiqej të bënte një ulje emergjente, sipas dëshmitarëve. Arsyeja e përplasjes nuk dihet ende ndërsa dyshohet se mjeti ajror ka pësuar defekt para se të rrëzohej.