Sa të ftohtë janë dimrat siberianë? Një video tregon se si temperaturat e uleta në Yakutsk mund të ngurtësojnë një tas të nxehtë me makarona brenda pak minutash, duke lënë një masë të ngrirë që madje mund të mbajë peshën e një piruni.
Një banor i qytetit të Siberisë lindore vendosi të ilustrojë fuqinë e temperaturave prej minus 50 gradë Celsius. Brenda dy minutash makaronat ngrinë krejtësisht.
Një eksperiment i ngjashëm u krye nga shkencëtarët në një stacion në Antarktidë vitin e kaluar.