Vendosni fjalën kyçe....

David Beckham hiqet sikur e pregatiti vetë darkën e Krishtlindjeve, detaji që e nxori zbuluar (VIDEO)


David Beckham është akuzuar se është shtirur sikur ai e ka gatuar vetë darkën e Krishtlindjes për familjen, pasi një kuzhinier u kap në kamera në sfond, ndërsa ai po priste gjelin e detit.

Ish-futbollisti, publikoi një video në ‘Instagram’ duke prerë gjelin e detit por fansat symprehtë vunë re dy anëtarë të stafit që qëndronin pas Beckham, njëri prej të cilëve ishte i zënë duke u marrë me pjesën tjetër të darkës.

Ndjekësit e tij nisën të komentonin se Beckham mund të mos e ketë gatuar vetë gjelin e detit, siç shkruan Mirror.

“Gjëja qesharake në lidhje me David Beckham që pret gjelin e detit, është kuzhinieri në sfond duke e parë atë se si ai…! Ti po e pret në mënyrën e gabuar shok!”- shkruan një komentues.

Disa të tjerë thonë se Beckham e fshiu videon nga rrjeti social për shkak se i doli e dështuar tentativa për t’u dukur sikur ishte kishte gatuar për familjen.

https://www.youtube.com/watch?v=AIvXSUtbOGQ

David i kaloi Krishtlindjet në shtëpinë e familjes në Cotswolds me gruan Victoria dhe katër fëmijët e tyre, Brooklyn, Romeo, Cruz, dhe Harper.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *