Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të defekteve të ndodhura.
Sipas OSHEE-së, energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të zonave të prekura më herët ndërsa pa energji vijojnë disa lagje.
OSHEE-ja njofton se po punon për rikthimin sa më shpejt të energjisë në këto zona.
Njoftimi i OSHEE-së
Tiranë – Njoftim!
Njoftojmë se sot rreth ores 13:00 është stakuar transformatori nr.1 i N/Stacionit Rajonal (OST), duke lënë pa energji disa fidera 20kV te OSHEE. Falë manovrimeve nga ana e OST u be e mundur rikthimi në punë të transformatorit dhe normalizimi i shpejtë i situatës me rrjetin elektrik.
Aktualisht kanë mbetur jashtë pune vetem dy fidera, të cilat furnizojnë: Rrugët “Besa, “5 Maji”, “Rruga e Dibrës” zona prane Elektro-Mjekësores, tv brenda territorit të Kinostudios, qendra tregtare “Konkord”, “Siri Kodra”, “Papa Nikolla Papajani”, 2000 Apartamentet, “Osman Jonuzi, Korabi dhe rruga “Llazar Shapatimi”. OST dhe OSHEE jane duke monitoruar me vemendje situaten në n/stacion.