Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në Siberi diamanti i rrallë 190 karatësh, me moshë rreth 2 miliardë vjet


Një diamant i madh 190.77 karat u zbulua në republikën siberiane të Yakutias, në Rusi, pak ditë para Vitit të Ri, njoftoi prodhuesi kryesor në botë i diamanteve, ALROSA.

Guri i çmuar me cilësi të lartë u gjet në një minierë në Yakutia në orët e para të 25 dhjetorit.

Guri mund të ketë qëndruar nën tokë për rreth 2 miliardë vjet, sipas të dhënave paraprake, por ekzaminimi i mëtejshëm do nxjerrë me saktësi të përafërt moshën e tij.

Gur i çmuar i madh do dërgohet në në një laborator specifik për kontroll të mëtejshëm dhe vlerësim paraprak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *