Vendosni fjalën kyçe....

Ngordh Fausta, rinoceronti më i vjetër në botë


Një rinoceront që mendohet se është më i vjetri në botë ka ngordhur në Tanzani, në moshën 57 vjeçare.

BBC shkruan se rinoceronti i quajtur Fausta, është parë për herë të parë në kraterin Ngorongoro në vitin 1965, kur ajo ishte tre-vjeçe.

Ajo bredhi lirshëm nëpër krater për më shumë se 54 vjet, por pas problemeve shëndetësore për shkak të pleqërisë, vitet e fundit u mor nën kujdesin specialist në një vend të shenjtë.

Fausta nuk solli kurrë në jetë këlyshë – diçka që konservatorët në Ngorongoro mendojnë se mund të ketë kontribuar në jetëgjatësinë e saj.

Deri në vitin 2016, shikimi i Fausta ishte përkeqësuar dhe ajo po vuante nga efektet e sulmeve të hienave.

“Kafshët e egra, veçanërisht higjenat, filluan ta sulmojnë atë dhe ajo mori plagë shumë serioze”–  tha Dr. Freddy Manongi, nga Autoriteti i Konservimit në Ngorongoro. “Deri në vitin 2016, ne duhej ta largonim atë nga egra dhe ta vendosnim në kujdes të veçantë”.

Ai shtoi se në ditën kur vdiq Fausta, lindi një rinoceront tjetër. Manongi më vonë tha se “të dhënat tregojnë se Fausta jetoi më gjatë nga çdo rinoceront tjetër në botë”, dhe se ajo kishte vdekur nga shkaqe natyrore në mbrëmjen e 27 dhjetorit.

Rinocerontët e egër zakonisht jetojnë rreth 37 dhe 43 vjet, ose deri në 50 vjet kur për ta kujdesen njerëzit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *