Pas grabitjes së një argjendarie në Korçë, janë grabitur edhe dy banesa në Peqin. Grabitjet kanë ndodhur në lagjen Xhami në qendër të qytetit në banesat e dy personave të idnetifikuar si H.E. dhe I.E.
Mësohet se hajdutët kanë arritur të marrin disda milionë lekë dhe sende me vlerë nmë banesat respektive.
Më herët ditën e sotme, në Korçë u grabit një argjendari. Grabitësit pasi kanë sharruar qepenin kanë hapur derën e biznesit duke u larguar që andej me më shumë se 10 milionë lekë mall dhe disa qindra mijëra lekë që ndodheshin në kasën e argjendarisë.