Vendosni fjalën kyçe....

Po bënin ski në Alpet italiane, nëna dhe dy vajza goditen nga një ortek


Një grua dhe dy vajza shtatë vjeçare kanë humbur jetën pasi janë kapur nga një ortek ndërsa po bënin ski në Val Senales në Alpet Italiane.

Siç shkruan BBC, gruaja në moshën 35 vjeçare ishte nëna e njërës prej vajzave. Të trija mendohet se janë shtetase gjermane, të cilat kishin shkuar për të bërë ski në festat e fundvitit.

Ato ishin duke bërë ski rreth 2.400 m lart mbi akullnajën Val Senales në Tirolin e Jugut, afër kufirit austriak.

Një ekip prej 70 punonjësish dhe tre helikopterë ndihmuan në gjetjen e tyre gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit. Gruaja dhe njëra prej vajzave thuhet se vdiqën në vendngjarje ndërsa vajza tjetër vdiq rrugës për në spital.

Dy skiatorë të tjerë nga i njëjti grup u lënduan por jo në mënyrë kritike.

Ka pasur një numër të madh ortekësh në Alpe këtë dimër. Një skiator u shpëtua pasi u zu nën dëborë për pesë orë, pas një orteku në Austri të premten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *