Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo, kritikoi Kinën për trajtimin që i bën pakicës myslimane Ujgure, duke bërë thirrje për ‘respekt dhe mbrojtje të lirisë fetare’.
‘Nga Tibeti në Xinjiang, fushatat shtypëse të Partisë Komuniste Kineze nuk kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit,’ shkroi Pompeo në Tëitter.
‘Kina është duke u përpjekur të fshijë besimet dhe kulturat e qytetarëve të vet. Të gjitha shoqëritë duhet të respektojnë dhe mbrojnë lirinë fetare,’ shtoi ai.
Rajoni perëndimor i Kinës Xinjiang është shtëpia e 10 milionë Ujgurëve. Ata përbëjnë rreth 45% të popullsisë së Xinjiang dhe kanë kohë që i akuzojnë autoritetet kineze për diskriminim kulturor, fetar dhe ekonomik.
Deri në 1 milion njerëz, ose rreth 7% e popullsisë myslimane në Xinjiang, janë burgosur në kampe riedukimi, sipas zyrtarëve amerikanë dhe ekspertëve të Kombeve të Bashkuara.