Presidenti rus Putin e ai amerikan Trump kanë biseduar në telefon, teksa kreu i Kremlinit ka falënderuar homologun e tij amerikan për shkëmbimin e informacioneve nga inteligjenca amerikane që mundësoi parandalimin e sulmeve terroriste në Rusi.
Gjatë bisedës u diskutua një ‘gamë çështjesh me interes të ndërsjellë’, që u iniciua nga Moska. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha më vonë se informacionet e dhëna nga homologët e tyre amerikanë çuan në arrestimin e dy shtetasve rusë që planifikuan sulme terroriste në vende publike në Shën Petersburg gjatë festimeve të Vitit të Ri.
Të dy udhëheqësit ranë dakord të ruajnë bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër terrorizmit, shton deklarata nga Kremlin.
Dy vjet më parë, Uashingtoni paralajmëroi Moskën për një bombardim të planifikuar në një nga katedralet kryesore në Shën Petersburg, ndërsa Rusia ndihmoi në mënyrë aktive hetimin e SHBA-së për bombat në Maratonën e Bostonit në 2013.