Një raketë ka goditur një paradë ushtarake në një qytet të Jemenit, duke lënë të vrarë pesë njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë.
Siç shkruan Reuters, mendohet se raketa është lëshuar nga grupi Houthi i lidhur me Iranin, por ky grup ende nuk ka reaguar për akuzat.
Forcat e Rripit të Sigurisë janë pjesë e një fronti separatist jugor në Jemenin e Jugut. Në të njëjtën kohë, ata mbështeten nga Emiratet e Bashkuara Arabe në një luftë kundër grupit Houthi të Iranit.
Dëshmitarët i thanë Reuters se një shpërthim ndodhi gjatë paradës dhe që shumë u plagosën ose u vranë. Të paktën pesë njerëz vdiqën dhe tetë u plagosën, sipas shifrave të autoriteteve lokale shëndetësore të cituara nga grupi i Rripit të Sigurisë.
Jemeni ka vuajtur nga pothuajse pesë vjet konflikt që kur lëvizja Houthi rrëzoi qeverinë e Presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi në fund të vitit 2014.
Në 2015-ën pati një grusht shteti nga një koalicion i udhëhequr nga sauditë, duke u përpjekur të rivendoste Hadin në qeveri. Qyteti i el-Dhalea kontrollohet nga forcat separatiste jugore.