Bajerni i Mynihut ka publikuar disa mesazhe falenderimi me afrimin e ndërrimit të viteve dhe nuk mungon as një urim për tifozët shqiptarë.
Në llogarinë zyrtare në ‘Facebook’, klubi bavarez shkruan një mesazh në gjuhën shqipe të cilin e shoqëron edhe me simbolin e shqiponjës: “Faleminderit për mbështetjen tuaj në vitin 2019.” Po ashtu ka edhe një falenderim edhe për tifozët në Kosovë.
Në foton që shoqëron shkrimin shfaqet Levandovski në sfondin e flamurit shqiptar. Bajern i Mynihut është skuadra më e madhe në Gjermane dhe ka fituar mjaft trofe dhe preferohet nga një pjesë e mirë e tifozëve shqiptarë.