Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi jep shifrat, mbi 10 mijë banorë do ta kalojnë natën e Vitit të Ri në çadër


Ministri Bledi Çuçi, të cilit i është caktuar detyra të merret me menaxhimin e pasojave të tërmetit, ka bërë një bilanc të fundit mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit,.

Gjatë mbledhjes së tretë tretë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Çuçi zbuloi numrin e banorëve që janë akomoduar aktualisht në hotele dhe çadra.

Ai tha se në hotele ndodhen mbi 3 mijë persona, ndërsa në çadra janë mbi 10 mijë të prekur nga tërmeti të cilët do të vijojnë kështu edhe në natën e ndërrimit të vitit dhe më tutje. Çuçi tha gjithashtu se deri më tani janë verifikuar mbi 39 mijë objekte.

Shifrat nga Emergjencat
3613 persona janë në hotele
10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,
39310 objekte janë verifikuar
3580 të pabanueshme në Durrës
72 objekte janë shembur
10 në Tiranë
7 në Lezhë

Familjet përfituese të qirasë
Në Durrës 1310 familje
Në Shijak 1187
Në Tiranë 2274

Në Vorë 499
Në Kavajë 176
Në Kamëz 270
Në Lezhë 610

Meremetimet
887 leje në Tiranë
12 leje në Durrës (6 kanë filluar zbatimin)

Shëndetësia
8 pacientë janë të shtruar te Trauma
3 janë dërguar për specializim jashtë vendit

Arsimi
53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, u pezullua mësimi, u transferuan
Qarku më i goditur Durrësi, 32 shkolla
14 në Tiranë
7 në Lezhë
28 shkolla janë meremetuar në Durrës

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *