Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e Ramës mbrëmjen e sotme dhe një video që e nxjerr zbuluar


Kryeministri Rama doli sot para shqiptarëve duke i uruar me anë të një videomesazhi për festat e fundvitit. Një pjesë të videomesazhit, Rama ia dedikoi vetes së tij, duke folur për të metat e tij, që sipas tij janë të shumta.

Një shfaqje të cilën kreu i qeverisë e ka bërë shpesh, në seanca parlamentare apo në studio televizive, ku në jo pak raste ka bërë autokritikë. Në ligjërimin e tij ia vlen të ndalemi më një pjesë të shkurtër ku kryeministri pohoi:

‘Jo të gjitha që kam premtuar i kam mbajtur në kohë, por në asnjë rast nuk kam premtuar diçka duke e ditur që nuk bëhet, siç mendohet rëndom vetëm për vota. Kurrë. E para sepse nuk jam nga soji i politikanëve që gënjen për vota.’

Pa qenë nevoja të thellohesh shumë, mjafton të kujtojmë këtu premtimin e bërë nga kreu i qeverisë në fushatën elektorale të vitit 2017 ndaj banorëve të Unazës së Re, lidhur me shtëpitë e tyre.

‘Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet. Nuk prishen gjithsesi. Se janë investime të bëra me kursime me gjak.’ – deklaronte Rama me zë e figurë.

Mjafton deklarata e mësipërme për të nxjerrë zbuluar kreun e qeverisë këtë fundviti, teksa uron shqiptarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *