Në datën 10 janar në Tiranë do të mbahen një ndeshje bamirësie në stadiumin “Air Albania”, por sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, futbollistët e Kosovës janë përjashtuar nga ky event.
Berisha ka publikuar një denoncim, sipas të cilit kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër që të mos ftohen lojtarët e Kosovës.
“Nje turp tjeter kombetar i Edvin Kristaq Zografit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje z.Berisha, FSHF ka organizuar nje miqesore me 10 janar qe do te luhet mes veteraneve te Shqiperisë, Greqisë,Turqisë,Italisë por ne kete ndeshje me urdher te Edi Rames nuk jane ftuar lojtaret e KOSOVES qe aq shume kemi dhene per Shqiperine, mos duhet te organizohet ndonje ndeshje armiqesore qe te ftohet KOSOVA???”– thuhet në shkrimin e publikuar nga Berisha.
Në ndeshjen që ka për qëllim mbledhjen e kontributeve që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, do të marrin pjesë veteranët e Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë.