Një person ka telefonuar policinë mbrëmjen e sotme duke denoncuar rrëmbimin e një personi në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.
Deri tani nuk ka të dhëna të tjera lidhur me ngjarjen ndërsa sipas policisë po këqyren kamerat e sigurisë dhe po bëhen verifikimet e duhura lidhur me denoncimin.
Blutë bëjnë me dije se personi ka fikur telefonin pas denoncimit ndërsa nuk ka asnjë denoncim për rrëmbim personi në kryeqytet.