Pamjet e një dhëndri duke publikuar një video të nuses së tij teksa e tradhëtonte me kunatin e saj, janë bërë virale në Kinë.
Dhëndri i ri vuri gjatë gjatë dasmës së tij një filmim prej 5 minutash në një ekran të madh para familjes dhe miqve, për të poshtëruar nusen e tij pasi zbuloi lidhjen e saj me burrin e së motrës shtatzënë.
Pamjet e pa verifikuara, që besohet të jenë filmuar nga një mysafir në dasmë, ka ngjallur jo pak polemika mes përdoruesve të rrjetit. Ndërsa disa besojnë se incidenti është real, të tjerë argumentojnë se klipet janë përdorur nga një aplikacion videosh si marifet marketingu.
Gjatë qëndrimit të çifiti në podium, një zë dëgjohet duke i thënë turmës ‘tani ne do t’ju tregojmë videot se si u rritën të porsamartuarit’.
Por sekonda më vonë, një video me përmbajtje seksuale fillon të luhet në projektor.
Klipi më pas tregon dhëndrin që akuzon nusen në skenë duke i thënë: Mendove se nuk e dija?, ndërsa ajo i hedh buqetën.
‘Apple Daily’ raportoi se çifti kishte qenë në një lidhje për dy vjet me radhë dhe ishte fejuar para gjashtë muajsh. Thuhet se dhëndri mësoi për lidhjen e nuses së tij pasi instaloi një aparat fotografik sigurie në shtëpinë e tyre të ardhshme gjatë një projekti rinovimi.