Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama propozon Ilir Hoxhollin si sekretar për Komitetin e Rindërtimit


Në këto momente po zhvillohet mbledhja e tretë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, ka propozuar në rolin e sekretarit të përgjithshëm të Komitetit të Rindërtimit aktivistin Ilir Hoxholli. Sipas Ramës, ky post është i rëndësishëm për faktin se Arben Ahmetaj, i cili është kryetari i Komitetit të Rindërtimit, është emëruar edhe ministër për Rindërtimin.

“Përpara se t’i jap fjalën drejtuesit për të bërë një përditësim të situatës, dëshiroj që të ndaj me ju mendimin  që në kushtet kure kryetari i komitetit, zoti Ahmetaj është emëruar ministër për Rindërtimin, do të caktojmë një sekretar të komitetit dhe me shumë kënaqësi do të propozoja, që zoti Ilir Hoxholli, që ndajmë një eksperiencë pune dhe përfaqëson pjesën tjetër, organizatat solidare për njerëzit në nevojë.

Ai garanton një pjesëmarrje të drejtpërdrejt edhe në procesin e koordinimit, duke garantuar një ndërveprim konkret, cdo hap me të gjithë faktorët e tjerë dhe duke garantuar edhe praninë një syri më të dedikuar në aspektet e transparencës”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *