Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sander dënohet me 6 vjet burg për ryshfet


Ish-kryeministri kroat Ivo Sander gjatë seancës gjyqësore

Gjykata kroate ka dhënë një vendim në çështjen “Ina-MOL”, duke dënuar ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader me gjashtë vjet burg për pranimin e ryshfetit

Përveç marrjes së një ryshfeti prej 10 milion eurosh për t’ia dorëzuar të drejtat e menaxhimit hungarezëve, ish-kryeministri akuzohet gjithashtu se ishte dakordësuar me Zsolt Hernádi, CEO i MOL hungarez, për të nxjerrë një pjesë jo fitimprurëse të biznesit të gazit Ina , sipas portalit index.hr.

Nëse aktgjykimi bëhet i formës së prerë, Sanader do të duhet t’i paguajë shtetit 10 milion euro me kërkesë të prokurorisë.

“Gjatë hetimit të hollësishëm, janë përfshirë 30 dëshmitarë dhe janë lexuar dokumente të shumta, kështu që gjykata penale e shpalli Sanader fajtor për marrje ryshfeti, ndërsa Hernádi akuzohet për dhënie ryshfeti“, thuhet në shpjegimin për aktakuzën e ryshfetit.

Zsolt Hernádi, CEO i MOL hungarez, u dënua me dy vjet burg, por ai nuk është i pranishëm për gjyqësorin kroat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *