Vendosni fjalën kyçe....

Ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Tiranë 35-vjeçari


Policia ka ndaluar një shtetas i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

35-vjeçari me iniciale Xh.I u lokalizua në zonën e freskut dhe më pas u vu në pranga nga uniformat blu.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan në zonën e Freskut, në Tiranë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar XH. I (G. M)., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *