Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet në liqenin e Banjës një person, detajet e para nga policia


Një person është mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh.

Policia njofton se 40-vjeçari është mbytur aksidentalisht dhe punonjësit e policisë kanë shkuar për nxjerrjen e trupit nga liqeni.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *