Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë apartamenti në Fushë Krujë, fqinjët hapin derën me forcë dhe shpëtojnë dy të moshuarit


Një apartament është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Fushë-Krujë, duke vënë në rrezik një çift të moshuarish që për fat të mirë janë shpëtuar nga fqinjët.

Sipas Shqiptarja.com, zjarri përfshiu hyrjen në katin e dytë të pallatit në lagjen “Punëtori” në orët e para të mëngjesit.

Banorët e lagjes kanë parë që nga apartamenti po dilnin flakë e tym dhe kanë ndërhyrë duke hapur derën me forcë, pasi çifti i të moshuarve Bilbil dhe Vojsava Hoxha ishin në gjumë dhe nuk e kishin ndjerë zjarrin. Ndërhyrja në kohë e fqinjëve i shpëtoi të moshuarit nga asfiksimi. Më pas zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por paraprakisht mendohet se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një kabull.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *