Papa Françesku u ka bërë thirrje njerëzve që të vënë mënjanë celularët e tyre gjatë darkës dhe të bisedojnë. Duke përmendur si shembull Jezusin, Marinë dhe Jozefin ai tha: “Ata u lutën, punuan dhe komunikuan me njëri-tjetrin”.
Këto fjalë Papa i tha para sheshit të mbushur të Shën Pjetrit në meshën e të dielës, siç citon BBC.
“Ne duhet t’i kthehemi komunikimit në familjet tona”– vijoi ai.
Papa Françesku është një përdorues i zjarrtë i mediave sociale dhe shpesh i lejon vetes që të bëjë selfie me piligrinë.
“Unë pyes veten nëse ju, dini si të komunikoni në familjen tuaj apo jeni si ata fëmijët që kur janë në tavolinë bisedojnë nëpërmjet celularit… ku ka heshtje si në një meshë, por ata nuk komunikojnë.”-tha Papa.
“Etër, prindër, fëmijë, gjyshër, vëllezër dhe motra, kjo është një detyrë për ta ndërmarrë sot, në ditën e Familjes së Shenjtë”– shtoi ai.