Vendosni fjalën kyçe....

Pas rastit të Albin Kurtit, djali i Isa Mustafës merr zemër dhe tregon si e kërcënojnë dhe atë në ‘Facebook’


Pas kërcënimeve ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duket se djali i kryetarit të LDK-së, është frymëzuar të publikojë kërcënimet që i bëhen dhe atij në rrjetet sociale.

Djali i Isa Mustafës, Besnik Mustafa, ka publikuar një mesazh kërcënues dhe emrin e atij që ia dërgoi.

Në këtë mesazh, personi tregohet fyes duke përdorur fjalor të papërshtatshëm dhe kërcënime se do ta pësojë edhe më keq se babai i tij, duke iu referuar kreut të LDK-së Isa Mustafës.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, policia e Kosovës arrestoi anëtari i Nismës, Haxhi Hoti, pas një kallëzimi penal nga Vetëvendosje.

Hoti kishte bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruante se Albin Kurti ka vetëm dy mundësi: ose të lërë Kosovën ose do të vritet. Pas kësaj Kurti tha se ai nuk dëshiron që Hoti të qëndrojë në burg madje i uroi të kthehej në shtëpi për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *