Vendosni fjalën kyçe....

PD: 22 milionë euro taksë për arsimin në 3 vjet, Veliaj nuk ka investuar asnjë qindarkë në shkollat e dëmtuara nga tërmeti në Kombinat


Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu nga shkollat e Kombinatit deklaruan se banorët e Tiranës paguajnë çdo vit 7.5 milionë euro vetëm taksë arsimi por tërmeti zbuloi se kjo taksë shpërdorohet.

Banorët e Tiranës paguajnë çdo vit rreth 7.5 milionë euro vetëm për taksën e arsimit, por tërmeti zbuloi se kjo taksë shpërdorohet. Bashkia e Tiranës nuk e përdor atë për të përmirësuar infrastrukturën në shkolla e kopshtet, duke lënë në mëshirën e e fatit sigurinë e jetës së fëmijëve”.

Sipas tyre, në 3 vjet, Erion Veliaj u ka marrë banorëve të Tiranës më shumë se 23 milionë euro, por nuk ka investuar asnjë qindarkë prej tyre në të dyja shkollat, që sot janë të dëmtuara.

Tërmeti zbuloi se nisma “Adopto një shkollë” ishte vetëm fasada e një propagande të shëmtuar dhe të rrezikshme, që, nëse tërmeti do të kishte rënë ditën, mund të kishte pasoja tragjike për fëmijët”- thanë ata, ndër të tjera.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *