Personat me aftësi të kufizuar nuk e kanë marrë pagesën e dhjetorit. Radhë të gjata të pritjes janë krijuar në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare, por problemi duket se qëndron te qeveria që ende nuk ka lëvruar fondet për pagat e kësaj kategorie për muajin dhjetor, raporton Balkanweb.
Sipas avokati të çështjeve të personave me aftësi të kufizuar, profesor Sinan Tafaj, shqetësimi është në rang vendi dhe se për këtë arsye shoqata e të verbërve i është drejtuar prokurorisë me një thirrje të qartë që të hetojë shkakun.
Veç vonesës së pagës së dhjetorit personat me aftësi të kufizuar janë përjashtuar edhe nga shpërblimi i fundvitit.
Sipas tij, janë me qindra gjyqe të fituara kundrejt shtetit për vonesat e shkaktuara në dhënien e pagave si dhe për mosindeksimin e tyre në dhjetë vitet e fundit.