Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit rrethojnë aeroportin në Mal të Zi, plagosen 4 policë


Një ligj i ri për fetë ka sjellë dhunë në Mal të Zi, pasi dhjetra qytetarë kanë dalë të protestojnë nëpër sheshe në disa qytete të këtij vendi kundër miratimit të këtij ligji, protesta të cilat më tej janë përshkallëzuar në dhunë.

Mediat e Malit të Zi shkruajnë se protestuesit bllokuan rrethrrotullimin drejt Aeroportit të Podgoricës, goditën me gurë një patrullë policie aty pranë dhe vazhduan të sulmonin  me gurë oficerët e policisë.

Si pasojë, një oficer policie ka pësuar lëndime në kokë, ndërsa tre oficerë të tjerë pësuan lëndime në trup. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Përkatësisht, rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, një patrullë policie vuri re një grup qytetarësh që po vepronin në mënyrë të dyshimtë dhe u përpoqën t’i ndalonin ata të sulmonin dy oficerë policie dhe një automjet. Një grup qytetarësh bllokuan trafikun në rrethrrotullimin drejt Aeroportit të Podgoricës, Njësia e Ndërhyrjes së Policisë u dërgua menjëherë në vend. Kur u morën masa dhe veprime ligjore, qytetarët sulmuan me gurë oficerët e Njësisë së Ndërhyrjes, dhe një oficer i Qendrës së Sigurisë së Podgoricës, Dalibor Zivkovic u godit me një gur në kokë “, tha Drejtoria e Policisë.

Për shkak të bllokimit të rrugës, Shërbimi i Mjekësisë Emergjente nuk ishte në gjendje të arrinte tek polici i dëmtuar. Ai u transportua në Bllokun e Emergjencës nga një qytetar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *