Vendosni fjalën kyçe....

Sudani dënon 29 oficerë të inteligjencës me vdekje për vrasjen e një mësuesi në paraburgim


Një gjykatë sudaneze ka dënuar me vdekje 29 oficerë të inteligjencës për torturat dhe vrasjen e një mësuesi. Ahmad al-Khair, 36 vjeç, vdiq në paraburgim në shkurt pas arrestimit të tij për pjesëmarrje në protesta kundër qeverisë së atëhershme të presidentit Omar al-Bashir.

Këto janë dënimet e para të dhëna për sulmet ndaj aktivistëve në muajt para se Bashiri të rrëzohej në prill. Prokuroria tha se dënimet me vdekje ishin një dënim i drejtë.

Një avokat i oficerëve të dënuar me vdekje tha se do e apelonte vendimin. Gjykata zbuloi se Ahmad Al-Khair ishte rrahur dhe torturuar për vdekje nga oficerët në një qendër paraburgimi në shtetin lindor të Kassala.

Të paktën 170 njerëz u vranë gjatë përplasjeve përgjatë muajve të protestave. Bashir u rrëzua përfundimisht nga ushtria, 30 vjet pasi ai mori pushtetin në një grusht shteti.

Në fillim të këtij muaji, ai u dënua me dy vjet për korrupsion. Gjykata vendosi që ai të vuante dënimin në një institucion korrektues, pasi ai ishte shumë i moshuar për të qenë në burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *