Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në një kishë në Teksas, mesha po transmetohej live


Një njeri i armatosur ka hapur zjarr në një kishë në Teksas, duke vrarë dy anëtarë të faullisë para se të vritej dhe ai nga një anëtar i armatosur i kongregacionit.

Siç shkruan BBC, sulmuesi nxori një armë gjahu dhe filloi të hapte zjarr brenda në kishën që ndodhet në autostradë në White Settlement, në Teksas.

Të shtënat ndodhën rreth orës 11:50 gjatë shërbimit të mëngjesit, që po transmetohej drejtpërdrejt në mediat sociale.

Pamjet e videos treguan se personi i armatosur nisi të fliste me një njeri pranë tij, dhe qëlloi drejt një anëtari të famullisë pasi bëri gjeste drejt tij. Njeriu i armatosur më pas qëlloi dhe burrin me të cilin po bisedonte.

Anëtarët e kongregacionit në kishën e mbushur plot nisën të bërtisnin. Jack Cummings, një shërbyes në kishë i tha New York Times se më pas ndërhyri ekipi i sigurisë së kishës, duke iu përgjigjur sulmuesit me armë.

Ekipi i sigurisë është i përbërë nga vullnetarë nga anëtarësia e kishës të cilët janë të licencuar të mbajnë armë zjarri. “Ata shpëtuan shumë jetë sot, sepse përndryshe kjo do të ishte një masakër”– tha Z. Cummings.

Të dy personat  që u qëlluan ndërruan jetë më vonë në spital. Po ashtu dhe agresori. Policia tha se ata ende po përpiqen të përcaktojnë motivet e sulmuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *