Prodhuesi i makinave elektrike Tesla, do të nisë në janar dërgesat e Modelit 3 të ndërtuara në Shangai. Ndërkohë siç shkruan BBC, pesëmbëdhjetë makinat e para të Modelit 3 iu dorëzuan punonjësve në të ashtuquajturën “Gigafactory” të kompanisë pranë Shangait, fabrika e parë e kompanisë jashtë SHBA-së.
Kompania e Elon Musk synon të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të tregut më të madh në botë të makinave.
Kalimi i Tesla në Kinë, vjen në një kohë kur lufta tregtare ka detyruar ndërmarrjet e tjera amerikane të zhvendosin prodhimin jashtë Kinës.
Gjatë një ceremonie në fabrikën multi-miliardë dollarëshe të kompanisë në Shanghai, 15 nga punonjësit e saj morën makinat që i kishin blerë.
Tesla will deliver the first China-made Model 3 at Gigafactory 3 plant in Shanghai TODAY. The 15 customers who are slated to get their Model 3s first are Tesla employees. pic.twitter.com/bOTeR8wjUL
— Tesla China (@teslacn) December 30, 2019
Modeli i prodhuar nga kinezët, me çmim 50,000 dollarë para subvencioneve, do të konkurrojë me prodhuesit vendorë të makinave elektrike, duke përfshirë NIO dhe Xpeng Motors, si dhe me marka globale si BMË dhe Mercedes-Benz.
Gjigantët e teknologjisë amerikane si Apple, Google, HP, dhe Dell, të gjithë thuhet se kanë filluar procesin e transferimit të prodhimit nga Kina në vendet e tjera të Azisë.
Kjo pasi tarifat amerikane për mallrat e prodhuara nga Kina i bëjnë ato më të shtrenjta kur importohen në Amerikë, ose kompanitë duhet të përvetësojnë vetë koston. Kjo vjen pas presionit të fortë nga presidenti amerikan Donald Trump për kompanitë amerikane, që u kërkon të sjellin përsëri prodhimin në SHBA.