Vendosni fjalën kyçe....

Tha se u përdhunua nga 12 izraelitë, shpallet fajtore ‘për kallëzim të rremë’ 19-vjeçarja britanike


Një vajzë britanike është shpallur fajtore për kallëzim të rremë, pasi pretendonte se është përdhunuar nga një grup të rinjsh izraelitë në Qipro.

19- vjeçarja ishte arrestuar pasi kishte tërhequr një kallëzim se ishte sulmuar nga 12 të rinj izraelitë në një hotel në korrik.

Siç shkruan BBC, vajza thotë se policia qipriote e bëri atë të bënte rrëfim të rremë për incidentin. Por policia e mohoi këtë pretendim.

Gjykatësi e shpalli të renë fajtore, por e shtyu dënimin deri më 7 janar. Ajo mund të përballet deri në një vit në burg, por avokatët e saj kanë kërkuar një dënim me kusht.

Prokurorët thanë që ajo me dëshirë shkroi një deklaratë duke tërhequr pretendimet e saj 10 ditë pasi bëri akuzat fillestare.

Gruaja i tha gjykatës se kjo ndodhi nën presion dhe se asaj i ishte refuzuar hyrja te një avokat. Dymbëdhjetë izraelitë u arrestuan në lidhje me akuzat, por më vonë u liruan dhe u kthyen në shtëpi. Vajza britanike kaloi më shumë se një muaj në burg para se ajo të lirohej me kusht në fund të gushtit, por nuk u lejua të largohet nga ishulli.

Gjyqi filloi në fillim të tetorit – me aktgjykimin që u vonua deri më tani. Korrespondenti i BBC-së, Kevin Connolly tha se familja e vajzës i kaloi Krishtlindjet me të në ishull. Ai tha se avokatët që përfaqësonin gruan kanë thënë se janë të gatshëm të kundërshtonin vendimin për sa i përket Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *