Pamjet e tmerrshme të dhunës në rrugë dhe një përpjekje për të goditur me thikë jashtë një klubi në Londër, ka ngjallur zemërim e publikut mbi problemin e vazhdueshëm të krimeve me thikë në kryeqytetin britanik.
Dy adoleshentë u shtruan në spital nga plagët e marra gjatë sulmit. Ngjarja në orët e para të mëngjesit jashtë një klubi në Londër. Pamjet e tmerrshme tregojnë se një person me një thikë të madhe në duar u përpoq të godiste një tjetër person, që rrëzohet përdhe.
Tre persona u arrestuan në lidhje me incidentin, konfirmoi policia për emdiat. Plagosjet dhe vrasjet me thikë kanë qenë të shpeshta në Londër, duke u kthyer në një epidemi, që ka zemëruar jo pak publikun lidhur me masat e pamjaftueshme nga autoritetet për tkurrjen e saj.