Vendosni fjalën kyçe....

U skualifikua për probleme me pasurinë, Apeli Administrativ rrëzon KLGJ-në për Demollarin


Gjykata e Apelit Administrativ rrëzon Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe e urdhëron atë të emërojë në detyrë një magjistrat, i cili ishte skualifikuar më herët për shkak të problemeve me pasurinë.

Në mbledhjen e 12 nëntorit 2019, Këshilli vendosi të skualifikojë kandidatin Florin Demollari dhe refuzoi të bënte emërimin e tij si gjyqtar, pasi konstatoi se ai kishte probleme me pasurinë.

Vendimi u kundërshtua në rrugë gjyqësore nga Demollari dhe pak ditë më parë, gjykata e Apelit Administrativ e shfuqizoi vendimmarrjen e Këshillit duke e urdhëruar atë të vijonte procedurat për emërimin e magjistratit të skualifikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *