Ligjvënësit e futbollit do e rishqyrtojnë përdorimin e Referendetit të Ndihmës Video (VAR) pas një numri të madh vendimesh që kanë nxitur kritikat e tifozëve dhe lojtarëve veçanërisht në Premier League, duke thënë se teknologjia po shkatërron futbollin.
Sidomos në ndeshjet e Premier League ka pasur shumë kritika lidhur me vendimet e VAR-it, posaçërisht për ndërhyrjet që kanë të bëjnë me pozicionet jashtë loje.
Në mesin e trazirave, zyrtarët në Bordin e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), që përcakton rregullat e lojës, kanë sugjeruar që Premier League nuk e ka përdorur teknologjinë ashtu siç ishte menduar.