Vendosni fjalën kyçe....

Video e rrallë tregon presidentin rus duke notuar me delfinët një vit pas ngjitjes në pushtet


Një video e rrallë tregon presidentin rus, Putin, duke notuar me delfinët në Kubë. Videoja u publikua së bashku me një arkiv të madh fotografish në faqen e internetit të Kremlinit, duke përkujtuar 20-vjetorin e presidencës së tij.

Sipas zyrës së shtypit, videoja është xhiruar në vendpushimin e famshëm kuban të Varaderos në dhjetor 2000, gjatë vizitës zyrtare të Putinit në ishull, një vit pas ngjitjes në pushtet.

Pamjet ishin vetëm një nga rreth 600 foto dhe mbi dy orë video që u vunë në dispozicion në një seksion të ri të faqes së internetit të Kremlin kushtuar 20-vjetorit të presidencës së Putinit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *