Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin e Ri të Tiranës.
Dy automjete janë përplasur në kryqëzim dhe për pasojë janë plagosur drejtuesit e tyre.
Në aksident janë përfshirë një makinë tip ‘VW Golf’ dhe një ‘Smart’.
Forca të shumta policiekanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit nga njëri prej drejtuesve të mjeteve.