Vendosni fjalën kyçe....

“Do mbrojmë e mbështesim komunitetin LGBT” – Zotohet kryeministri i Pakistanit


Teksa rreziku i sulmeve ndaj transgjinorëve është në rritje, kyeministri pakistanez Imran Khan, ka premtuar t’i mbrojë ata dhe t’i përfshijë ata në programet lokale të mirëqenies.

Qeveria pakistaneze do të sigurojë mbrojtje të plotë për komunitetin transgjinor, tha kryeministri të hënën. Ai gjithashtu premtoi të eliminojë ndjenjën anti-LGBT që mbizotëron prej kohësh në vendin thellësisht konservator, ku aktet homoseksuale janë akoma një vepër penale.

Khan sulmoi paraardhësit e tij që pretendonin se komunitetet transgjinore nuk ekzistonin.

‘Do ofrojmë mbrojtje të plotë për ta. Për të ndihmuar personat transgjinorë të përballen më mirë me vështirësitë, qeveria do t’i përfshijë ata në një program të kujdesit shëndetësor duke shpërndarë kartat e sigurimit shëndetësor.’ – tha Khan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *