Vendosni fjalën kyçe....

Familjarët e Bujar Biçakut ankohen te Berisha: Si gënjeu kryebashkiaku kur tha se na ndërtoi shtëpinë e re


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim në rrjetet sociale, lidhur me një deklaratë të kryetarit të bashkisë së Kavajës, i cili pretendon se ka ndërtuar nga e para shtëpinë e një familjeje.

Sipas denoncimit, kryebashkiaku Redjan Krali ka mashtruar mediat kur ka thënë se ka ndërtuar banesën e Bujar Biçakut, 33-vjeçari i cili po lufton me vdekjen që prej muajit korrik, në Spitalin e Traumës në Tiranë pasi kishte pësuar një aksident.

Shtëpia e Bujar Bicakut në fshatin Mëmzotaj ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i 26 nëntorit.

Dy ditë para vitit të ri, Krali tha se i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re babait të Bujarit, Avdyl Biçakut.

Mirëpo vajza e këtij të fundit e përgënjeshtron Kralin duke thënë se kryebashkiaku ka gënjyer dhe se shtëpia e re e tyre është ndërtuar me para të marra borxh.

Komenti i Berishës: Pafytyresi dhe cinizem i narkobashkiakut!

Miq, narkobashkiaku i Kavajes tallet me qytetarin
Ne media mashtron se i ndertoi banesen.
Por qytetari e nxjerr mashtrues ordiner siç eshte. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.

Ketu keni edhe komentin e vajzes se Avdyl Biçakut dhe te vellait te Bujarit per mashtrimin e narkokryetarit. sb

Denoncimi i vajzës së familjes Biçaku: Kryetari i Bashkise Kavaje Redi Krali mashtron diten per diell duke nxjerr nje postim gjoja sikur po nderton shtepiat por ne koment e degjeneron vellai i familjes Biçaku qe Krali mburret e mashtron gjoja sikur e ka ndihmuar apo i ka ndertuar shtepine.
Komentin ja fshin me urgjenc por un e kam me ktu me screen shot!
Kta jane tpa shpirt, kta edhe fatkeqsine e kthejne ne shfaqje. Zoti i vraft.

Postimi është shoqëruar dhe me screenshot-et e komenteve të fshira të dy anëtarëve të familjes Biçaku, që nxjerrin gënjeshtar kryebashkiakun e Kavajës. Ata thonë se bashkia nuk i ka ndihmuar me asgjë tjetër, veç me ushqime ndërsa kërkojnë ndihmë për 33-vjeçarin Bujar Biçaku, i cili vijon në spital në gjendje të rëndë.

Bujar Biçaku i cili ka dy fëmijë të vegjël, ka pësuar një aksident shumë të rëndë në korrik të këtij viti. Ai i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, por gjendja e tij vijon të mbetet e rëndë dhe familjarët disa herë kanë kërkuar ndihmën e shtetit për ta dërguar atë për mjekim të specializuar jashtë vendit. Por sikur të mos mjaftonte gjendja e tij e rënduar shëndetësore, familja u prek dhe nga tërmetet që i shembën banesën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *