Vendosni fjalën kyçe....

Goditi me thikë kreun e Njësisë Administrative Sukth dhe nipin e tij, kapet autori i dyshuar


Është ndaluar autori i akuzuar i plagosjes me thikë të kreut të Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani dhe nipit të tij.

Policia e Durrësit ka ndaluar një 36-vjeçar me iniciale A.M, banues në Sukth.

Ai akuzohet se ka plagosur me thikë dy personat e lartpërmendur ndërsa është shoqëruar në polici.

Njoftimi i Policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Sukth,më datë 31.12.2019, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., dhe K.O., strukturat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë Durrës , menjëherë  ngritën pika kontrolli, dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes, si dhe u bashkëpunua edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë

Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Durrës  nën drejtimin e Prokurorisë përdori metoda speciale të hetimit, dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera dhe punës së mirë oganizuar, u bë e mundur që shtetasi A.M., 36 vjeç, banues në Sukth, të shoqërohet  në  ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *