Vendosni fjalën kyçe....

Granata ndaj kryebashkiakut të Lushnjës, policia publikon foton e autorit dhe jep 10 milionë lekë shpërblim për informatorin


Policia ka publikuar foton e personit që akuzohet se hodhi granatën në zyrën e kryebvashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, duke plagosur këtë të fundit dhe sekretaren e tij.

Policia ofron gjithashtu 10 milionë lekë për çdo informator të mundshëm.

Policia bën me dije se forcat specialë RENEA, FNSH-ja e komisariatet e Lushnjës e Fierit po ushtrojnë kontrolle për kapjen e 50-vjeçarit, Gëzim Saraçi.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bashkinë e Lushnjës, ku shtetasi Gëzim Saraçi, 50 vjeç, hodhi në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë një granatë dore dhe për pasojë u plagosën jashtë rrezikut për jetën Kryetari i Bashkisë F. T. dhe sekretarja e Bashkisë shtetasja E. Q., ju informojmë se forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Autori i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.

Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *