Vendosni fjalën kyçe....

Hong Kongu e pret Vitin e Ri me protesta: Këmbëngulni në 2020-ën


Protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong nuk janë ndalur me tubimet as për Vit të Ri. Mijëra njerëz janë mbledhur për të protestuar këtë të martë, duke u kërkuar njerëzve të mos heqin dorë nga demokracia në 2020-ën.

“Lironi Kong Kongun, revolucioni i kohës sonë është dëshira ime për Vit të Ri”– tha një protestues 30-vjeçar, i quajtur Calvin.

Reuters shkruan se protestuesit kishin vendosur maska gjatë tubimit të cilin e kanë titulluar: “Mos harroni 2019-ën – Këmbëngulni në vitin 2020”.

Sipas mediave lokale, më shumë se 6.000 oficerë ishin vendosur në gatishmëri gjatë protestave të Vitit të Ri.

“Ne kemi protestuar për një kohë kaq të gjatë, por qeveria ende refuzon të na dëgjojë. Nëse nuk bashkohemi në protestë, ne u jemi në borxh shokëve tanë që tashmë janë burgosur“- tha Calvin.

Protestuesit dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar policinë për përdorimin e forcës së tepërt gjatë protestave në rrugë.

“Unë u bashkova me protestën e drekës për t’u thënë njerëzve në Hong Kong se ne nuk heqim dorë nga pesë kërkesat. Dëshira ime për Vitin e Ri është që kjo lëvizje të mund të përfundojë së shpejti”– tha një nëpunëse 40-vjeçare e quajtur Kong. Ajo vazhdoi:  “Unë jam nënë e dy fëmijëve, i kam ndaluar fëmijët e mi për t’u bashkuar në protestë tani pasi është duke u bërë e rrezikshme për ta dhe unë nuk e di se cilët janë policët e mirë ose të këqij”.

Policia thotë se ka arrestuar afro 6.500 njerëz qëkur filluan protestat e përshkallëzuara në qershor, që sollën krizën më të rëndë politike me të cilën përballet qyteti në dekada.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *