Vendosni fjalën kyçe....

Kënga e Bebe Rexhës shpallet më e mira e dekadës në zhanrin ‘country’


Këngëtarja Bebe Rexha nuk mund të ishte më e ngazëlluar. Kënga e saj “Meant to Be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line është shpallur si kënga më e mirë country e dekadës nga revista ‘Billboard”.

Revista “Billboard” së fundmi ka publikuar listën me këngët më të mira të dekadës në zhanrin country dhe Florida Georgia Line duket se e ka mbizotëruar me plot 3 këngë në dhjetëshen e parë.

Por kënga me Beben është në vend të parë dhe këngëtarja shqiptare dha lajmin për fansat në rrjetet e saj sociale.

Bashkëpunimi i saj me Florida Georgia Line vendosi rekord duke qëndruar për plot 50 javë në krye të top listave të Billboard.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *