Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe ka lënë spitalin dhe është larguar së bashku me familjarët e tij. Ai nuk ka rrezik për jetën. Ndërsa sekretarja e tij Ermira Qalliu vijon të mbetet në spital.
Ndërkohë pak para daljes nga spitali, Zv. drejtori i Spitalit të Traumës ka deklaruar se kryebashkiaku Fatos Tushe kishte marrë vetëm një cifël një pjesën e goksit e cila është hequr në Spitalin e Lushnjes, ndërsa për sekretaren shtoi se ishte në ndërhyrje kirurgjikale pasi kishtë dëmtime.
“Ajo është ende në ndërhyrje kirurgjikale. Kë dëmtime në kockat e fytyrës. Është jashtë rrezikut për jetën por ka nevojë për një trajtim të mëtejshëm. Stafet tona janë të pajisur me mjetet e duhura. Tushe ka marrë një cifël në pjesën e gjoksit, e cila është hequr në spitalin e Lushnjes. Është i qetë, i kthjellët dhe pak më parë komunikoi me mua“- tha ai.