Vendosni fjalën kyçe....

Mariah Carey bëhet artistja e parë që kryeson klasifikimet në katër dekada të ndryshme


Mariah Carey ka thyer një rekord tjetër dhe kjo vetëm falë këngës së saj për Krishtlindjet. Siç kemi raportuar më parë, në fillim të këtij muaji kënga e saj “All I want for Christmas is you” arriti për herë të parë në vend të parë në klasifikime, 25 vjet pas publikimit. Kënga vazhdon të kryesojë listën dhe do jetë kështu të paktën deri më 4 janar, duke e bërë Mariah Carey-n të parën artiste që kryeson klasifikimet e ‘Billboard‘ në katër dekada të ndryshme.

“All I want for Christmas is you” është hiti i 19-të i saj që ka arritur në vend të parë. Ky është numri më i lartë që një artiste solo në histori, ka arritur në vend të parë.

Hiti i parë “numër një” i këngëtares 49-vjeçare ishte “Vision of Love” në 1990, i cili u pasua nga 13 hite të tjera para vitit 2000. Tre hite erdhën në vitet 2000 para se “All I want for Christmas is you”  më në fund të arrinte në vend të parë në 2019-ën, duke kaluar dhe në 2020-ën pikërisht për shkak të festave.

Me këtë arritje të fundit, Carey ia kalon artistëve të tjerë si Stevie Wonder, Michael Jackson, Elton John, Janet Jackson, Madonna, Christina Aguilera, Britney Spears dhe Usher, të cilët kanë arritur të klasifikohen të parët në 3 dekada të ndryshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *