Mijëra njerëz në Australi kanë ikur në bregdet për të shpëtuar nga zjarret. BBC shkruan se flakët përfshinë qytetin bregdetar të Mallacoota-s në shtetin e Victoria-s dhe vendasit u detyruan të hipnin nëpër varka e anije, e një pjesë ka qëndruar mbi skela apo karrige në breg të detit. Siç shihet në fotot dhe videot e mëposhtme, qielli duket i kuq për shkak të zjarreve ndërsa tymi e bën pamjen të turbullt.
Australia is burning.
The city of Mallacoota is completely surrounded by flame and 4,000 people have been forced to flee and seek shelter on the beach.
We need to act on climate change. This cannot be our new normal.
— Joshua Potash (@JoshuaPotash) December 31, 2019
Ndërkohë, zyrtarët kanë konfirmuar vdekjen e dy personave në New South Wales, duke e çuar në 12 numrin e viktimave nga zjarret.
Trupat e dy burrave – që besohet të jenë baba dhe bir – u gjetën në qytetin Corbargo në NSW sipas komisionerit të policisë, Gary Worboys, dy burrat po mundoheshin të bënin më të mirën e tyre për të luftuar me flakët që shpërthyen në rrugën kryesore të qytetit të martën.
Australia: Batemans Bay beach on NSW coast, with evacuated residents and tourists | midday | Dec 31 2019 pic.twitter.com/lEFN9aUpb9
— redball (@redball2) December 31, 2019
Disa pika pushimesh përgjatë bregdetit midis Sidneit dhe Melburnit aktualisht janë mbyllur për shkalk të zjarreve. Autoritetet thanë që kishte pesë njerëz të humbur në rajon – katër në Victoria dhe një burrë tjetër në NSW.
Kryeministri i shtetit të Victorias, Daniel Andrews tha se anijet e marinës mund të thirren për të siguruar ushqim, ujë dhe energji për qytetet e bllokuara nga zjarret.
“Disa prej këtyre komuniteteve të izoluara mund të arrihen nga deti”– tha ai.
Autoritetet u kanë kërkuar njerëzve në rajon – shumë prej tyre turistë – të qëndrojnë sepse deri të hënën ishte shumë vonë dhe e rrezikshme për t’u evakuuar.
Zjarret në veri të këtyre komuniteteve janë përshkallëzuar për shkak të një rritje të temperaturave dhe erërave.
‘F**k I’ve never seen anything like it,’ this man has described the scenes in Mallacoota, Victoria after he was forced to escape a huge bushfire by boat. pic.twitter.com/sZuZkZEnaa
— SBS News (@SBSNews) December 31, 2019