Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarjet 2019 që shenjuan vitin që po mbyllet


Viti 2019 ka qenë i mbushur me ngjarje të forta politike, që kulmojnë me vendimin e opozitës parlamentare PD-LSI për të djegur mandatet e për të dalë nga parlamenti në shkurt.

Vendimi për daljen nga parlamenti u shoqërua me protesta masive të organizuara nga opozita e bashkuar për disa muaj me radhë.

Ndër ngjarjet qe shenjuan vitin 2019 janë edhe protesta e qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar si dhe protesta e banorëve të Unazës së Re në mbrojtje të banesave të tyre.

Në rrafshin ndërkombëtar, Shqipëria nuk qe në gjendje ta merrte as këtë vit çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa kushtet e vendosura nga një pjesë e vendeve anëtare u shtuan e kanë të bëjnë kryesisht me reformën zgjedhore e luftën kundër krimit të organizuar e korrupsioni në nivele të larta.

Vlen të përmendet përplasja President-Mazhorancë lidhur me çështje nga më të ndryshmet ligjore ku kulmi është ai për reformën në drejtësi e Gjykatën Kushtetuese, me akuzat e Metës për përpjekjet e shumicës për kapjen e saj.

Ndër ngjarjet e rëndësishme që vlejnë të përmenden në këtë përmbledhje është tërmeti i 26 nëntorit që u kushtoi jetën 52 personave, ndërsa la pas qindra të plagosur e të pastrehë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *