Policia e Durrësit ka ndaluar një person banues në Shijak pasi ka tentuar që me armë zjarri të vrasë shtetasit F.K dhe Xh.K.
Shtetasi I.B 27-vjeç, sipas policisë, ka qëlluar në datën 29 dhjetor në drejtim të automjetit tip Peugot ku ndodheshin dy shtetasit.
Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit në Drejtorinë Vendore Durrës bënë ndalimin e shtetasit I. B., 27 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas, më datë 29.09.2019, në Shijak, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit F. K. dhe Xh. K., banues në Shijak, të cilët kanë qenë në mjetin tip Peugeot, pa targa.
Nga të shtënat me armë zjarri pati vetëm dëmtime materiale të mjetit.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.