Një bombol gazi ka shpërthyer në Allias e cila ka shkaktuar edhe flakë në një shtëpi mesditën e sotme.
Bombolo e gazit ka shpërthyer në shtëpinë e dy të moshuarve të cilët ndodheshin në banesë, për të cilët është bërë e mundur nxjerrja dhe dërgimi në spital.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:09 në Allias, në një banesë private ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët.
Policia së bashku me shërbimin e zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin dy të moshuar shtetasit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin në banesë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore .
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.